Sherif Ramabaja
Tash po shihet se ç´ndodhi me ne, po ankohen ish deputetët e bllokimit. Na kërkohej mbahuni edhe pak, drita në fund të tunelit po shihet. Albini nuk ka alternativë, përpos të dorëzohej. Fitorja do jetë e jona, na thuhej.
Ne e kemi popullin pas. Bashkësia ndërkombëtare duke përfshirë SHBA, EU, Parlamentin Evropian dhe institucionet relevante, gjithë qëndrojnë pas nesh. Informacionet tona janë të burimeve sekrete dhe të sigurta, na mashtronin.
Rreziku më i madh, na thoshin, do të ishte votimi i fshehtë. Ne duhet të gjejmë mënyra që këtë formë, ta pengojmë me të gjitha kushtet. Ne jemi shoqëri e hapur, prandaj s´kemi nevojë për votim të fshehtë, thanë udhëheqësit opozitar. Kur erdh puna shumë ngushtë, që të vendosej mënyra e votimit, doli Abdixhiku me kërcënimin: Nëse detyrohemi që të votojmë në mënyrë të fshehtë, deputetët tanë para se ta hedhin votën e tyre, para kamerave, do ta shpalosin fletën e tyre të votimit.
Në mbrojtje për votim të hapur doli edhe Gjykata Kushtetuese, arsyen nuk e mësoi askush, po kjo ishte një traditë e komunizmit, votimi me aklamacion. Si duket mungonte përvoja me votim të fshehtë.
Në socializëm kjo metodë kishte sukses, sepse diheshin cilët ishin kundër një vendimi dhe ndaj tyre sigurimet e fshehta pastaj vepronin. Po të ishte votimi i fshehtë, askush nuk mund ta dinte se si do të kishte votuar. Në perëndim kjo metodë llogaritet demokratike dhe aplikohet gjithnjë, po ne si duket ende ishim larg perëndimit dhe kishim ende metodat socialiste e komuniste.
Kjo ishte pra ajo metodë, që ne sot na la jashtë parlamentit. Mbetëm pa vende pune dhe sot mund të themi se mbetëm rrugëve.
Ku janë sot krerët tanë të cilët na e premtonin pushtetin e plotë. Sot kanë humbur dhe nuk i takon dot, në telefon nuk të lajmërohen dhe pothuaj tërësisht e kemi humbur kontaktin me ta. Të një qëndrimi të njëjtë ishin Limaj, Haradinaj, Memli reperi, Dudia dhe punëdhënësit e tyre nga Haga, së bashku me Grenellin.
Fotorja është afër na thoshin. Ne nga ju do të zgjedhim edhe kuadro udhëheqëse, na joshnin me poste.
Mundësia e vetme e jona që sot të ishim në kuvend, ishte votimi i fshehtë. Po ta aplikonim këtë mundësi, ne sot do ti kishim vendet tona të punës. Do t´i kishim kostumet, të cilat aq shtrenjtë i paguam. Do t´i kishim çantat e lëkurës, e mos të shprehemi për befinicionet si deputet, kurse sot mbetëm me gishta në gojë. Kush do ta merr përgjegjësinë mbi fatin tonë sot, askush? Limaj mbeti jashtë, ashtu siç pritej dhe i thoshim ne. Haradinaj po ashtu po dridhet se a do të futet në parlament. Thënë të drejtën as ai nuk e meriton, kur të merren parasysh deklaratat dhe akuzat, që ishin të tëra shpifje, ndaj Kurtit.
Dudija edhe ashtu nuk ka merituar fat më të mirë. Orientohej vetëm kah frynte era, po kësaj here u dogj.
Memli reperi u tërhoq me kohë, ai e njihte veten. Abdixhiku ishte ai i cili ngulte këmbë më së shumti. Atij ia merrte mendja se do t´i arrinte majat e karrierës, po ra në zuzë të bythës.
Ashtu siç e kanë kërkuar edhe e gjetën, po na morën në qafë edhe ne. Mundësia e vetme na ka mbetur që të hyjmë në grevë urie dhe t´i shfaqim hallet tona. Ky nuk ishte faji ynë po i lidershipit tonë partiak. Këtë duhet ta mësoi populli. Ne u manipuluam.
Mars – Rover (Satirë)

