in

Isa Mustafa: Vjosa Osmani po sillet si rebele, s’meriton të jetë në Presidencë

Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, ka thënë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në Presidencë. Mustafa tha Osmani petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në Vetëvendosje.

Shefi i LDK’së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidenti Vjosa Osmani t’i kërcënoj sipas tij institucionet e pavarura siç është KQZ’ja.

Mustafa tutje tha se me sjelljen e saj gjatë video-adresimit në Facebook, Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në presidencë.

Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”,  tha Mustafa të shtunën.

Pas një mbledhjeje maratonike me shumë debate dhe tensione, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi listat zgjedhore me emrat për deputetë të subjekteve politike, Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo për faktin që në listat e këtyre partive politike figuronin akoma emra që kanë probleme me ligjin, apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Osmani paralajmëron për "mbrojtje të integritetit të KQZ-së"

1.450 persona vdiqen nga Covid-19 në Kosovë