Unë s’mund ta caktoj adresën se ku do të përfundojë marrëveshja finale. Procesi i dialogut duhet të vazhdojë në Bruksel. Se a do të mbyllet puna në Bruksel apo në Uashington, është çështje tjetër, por nuk mund të përmbyllet pa një kyçje të rëndësishme të SHBA-së në proces”, tha në RTK Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Prishtinë deklaroi se marrëveshja finale Kosovës-Serbi do të jetë çështje muajsh