Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me vendosjen e shalleve të kuqe nëpër drunj, në sheshe të Prishtinës. Këtë veprim e ka bërë, sipas informatave, LVV-ja në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Postimi i plotë:
Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.
Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.
Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?
Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!
Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë