in

Isa Mustafa për humbjen e LDK-së: Është një rezultat i papritur!

Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës ku LDK, sipas tij humb humb në mënyrë të papritur pas 20 vjetësh qeverisje.

“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate”.

“LDK ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjëve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”. Këto komente i dha në Klan Kosova.

Lini një Përgjigje

Java tragjike e Greqisë: me 800 të vdekur nga koronavirusi

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës