in

Isa Mustafa optimist se LDK do të dalë e para

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mendon se partia që e udhëheq da të fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka edhe një kritikë ndaj disa analistëve e “profesorëve”, si edhe ata që nuk dinë të qeverisin, por dinë vetëm të bëjnë zhurmë.

“LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.

Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kënaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.

Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.

Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë”, ka shkruar Isa Mustafa.

Lini një Përgjigje

Abrashi: Autostrada e Dukagjinit nuk është e nevojshme…

Lipjani frymon LDK