Arber Gashi
Familja Boletini (Peci) vendosë të kthehet në fshatin e lindjes, aty afër Kishës familjare, Kishës Katolike të Boletinëve.
Stërgjyshi i Isa Boletinit dhe familja e tij luftuan kundër asimilimit të dhunshëm të Perandorisë Osmane dhe e refuzuan kategorikisht për një kohë të gjatë ndërrimin e fesë, andaj edhe u detyruan të shpërngulen disa herë. Kjo familje e pasur që njihej për ndërtimet e panumërta kudo në Ilirik, pasi u largua nga fshati Boletin, u vendos në një fshat tjetër të Dardanisë dhe ndërroi edhe mbiemrin, por nuk zuri dot vend për shkak të spiunëve turkoshak.
Të pakënaqur me ambientin e ri dhe rrezikun që i kanosej, familja Boletini (Peci) vendosë të kthehet në fshatin e lindjes, aty afër Kishës familjare, Kishës Katolike të Boletinëve, të cilën sot po dëshiron ta uzurpojë Kisha e Antikrishtit të Serbisë.
Familja e Isa Boletinit është konvertuar vonë, përmes akteve të panumërta të dhunës psiçike, politike dhe ekonomike. Ia vlenë të theksojmë se Isa Boletini nuk ishte i varfër. Përkundrazi. Ai ishte shumë i pasur dhe kjo pasuri ia mundësoi atij të shkollojë fëmijët në akademitë më të njohura europiane dhe të mbajë të gatshme një ushtri të tërë shqiptarësh që i rezistonin perandorisë osmane.