in

IPK arrestoi një të dyshuar për lëndim të lehtë trupor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lini një Përgjigje

Posta nderon Skenderajn me dy pulla postare

51 eurodeputetë nënshkruajnë për shkarkimin e Borellit