in

Intervistë me politikanin e njohur të EU, i cili dëshiroi të mbetej anonim!

Sherif Ramabaja

Të dashur lexues, kishim planifikuar që të ftuarin tonë ta intervistonim në qendrën tonë televizive, po meqë ai dëshironte të mbetej anonim, vendosëm që intervistën e plotë ta formulonim në formën e shkruar. Për këtë shikuesve dhe lexuesve tanë besnik u kërkojmë ndjesë. REDAKSIA.

Mars – Rover : I nderuari z. politikan nga radhët e EU, ju falënderojmë që iu përgjigjët ftesës edhe pse bisedën tonë ndryshe e kishim planifikuar. Megjithatë po e respektojmë kërkesën tuaj në lidhje me anonimitetin dhe po fillojmë menjëherë me pyetjet e planifikuara, që kryesisht lidhen me bisedimet Kosovë  –  Serbi, pasi këto bisedime pikërisht udhëhiqen nga EU.

EU : ne kemi bërë përparime në këto bisedime edhe pse kemi pritur më shumë nga të dyja palët. Marrëveshjet e nënshkruara janë të vlefshme për dy popujt, por a janë vlerësuar dhe a janë vënë në përdorim nga të dy shtetet, kjo është ajo që na preokupon. Ne kishim premtime dhe punonim që ato të gjejnë zbatim në jetën e përditshme, duke lehtësuar rrjedhën e dy grupeve etnike në terren. Disa prej tyre zbatoheshin, disa me vështirësi e disa fare, siç është kjo e fundit të cilën ju po e quani, marrëveshja mbi teneqet e automjeteve.

Mars – Rover : Ne po e quajmë ashtu sa për ta ngushëlluar sado pak veten, sepse kjo po na pengon fort, kur e dijmë që edhe EU është e obliguar për zbatimin e asaj që firmoset. Ju nuk harroni në çdo takim, në çdo diskutim, në çdo intervistë, apo simpozium të na kërkoni Asociacionin, apo të na jepni leksione për zbatimin e pronësisë mbi Manastirin e Deçanit. Nëse nisemi mbi gjenezën e manastireve, do të dalim se të tëra ato janë me trashëgimi iliro – shqiptare.

EU : ju nganjëherë po harroni dhe po kërkon shumë nga ne. Ne jemi Evropa. Ne jemi ajo e djeshmja, e sotmja dhe e tillë do jemi edhe nesër. Ne nuk ndryshojmë, ju duhet të pajtoheni me këtë. Sa më herët aq më mirë. Ne bëjmë atë që mundemi. Historiania e shquar shqiptare Elena Kosaqi e thotë saktë: Evropa është ajo e djeshmja. Ajo nuk ka ndryshuar, vetëm formën dhe metodat i ndryshon, por në thelb mbetet po e njëjta.

Ne nuk vrapojmë pas askujt, ata të cilët kanë nevojë për ne, na imponohen, ne jemi aty. Ju prisni që ne t´u afrojmë zgjidhjet për gjithçka. Shikoni kryeministrin shqiptar Ramën, vjen dhe e kritikon EU në shtëpi të saj, kurse mendon se ne nuk e dimë kaosin, që e ka shkaktuar ai në shtëpi të vetë. Po t´i kryente ai detyrat e shtëpisë siç kërkohet, ne do ishim në Shqipëri, pa na ftuar ai fare.

Ish ambasadori i Ukrainës, Melnyk i cili këto ditë u largua nga Berlini, e kritikonte çdo ditë qeverinë gjermane dhe EU, që nuk po bënin sa duhet për Ukrainën.

Gjermania me burokracinë e saj arsyetohej dhe premtonte se po bënë atë që ka mundësi dhe dilte me fakte, sidomos financiare. Vërtet bënin shumë, por a mjaftonte kjo, kur Ukraina ndodhet në flakë  dhe po digjet nga bombardimet dhe raketimet e Rusisë ?

Pra ne bëjmë shumë edhe për shqiptarët, po ju kërkoni që ne tua zgjidhim të gjitha problemet. Kjo është e pamundur. Në anën tjetër ju na fajësoni edhe për Kongresin e Berlinit më 1878, konferencën Londrës 1913 dhe konferencën e Versajës 1919, që pikërisht lidhen mbi copëtimin e trojeve shqiptare.

Ne edhe po të donim të merrnim vendime ashtu siç ju mendoni se do të ishin të drejta, nuk do të mundeshim, sepse e kishim Rusinë mbi kokë. Mos të shkojmë aq larg, po nisuni nga pavarësinë e Kosovës më 2008. Pse u veprua kështu me planin e Ahtisarit mbi privilegjet që u aprovuan për komunitetin serb në Kosovë. Është e njëjta histori, mbi kokë e kishim ju dhe ne sërish Rusinë.

Mars – Rover : Kosova ua nxen për të madhe se ju po e ledhatoni Serbinë dhe i bashkoheni asaj për kërkesë kompromisi. I bashkoheni Vuçiqit kur thotë: nuk do lejojmë të poshtërohet Serbia. Këto gjëra i irritojnë shqiptarët. Deri kur do të lozet me fatin tonë. Deri kur do bëjmë ne kompromise. Apo ndoshta po prisni t´i themi Serbisë: eja veje kufirin aty ku të duash. Nga ajo që thatë, derisa ta kemi Rusinë, ne duhet t´i nënshtrohemi Serbisë, apo?

EU : Ne ua dhamë mundësinë të konsolidoheni. E shpallët pavarësinë dhe ua njohëm. Misioni ynë punonte në vendosjen e parametrave demokratik. Udhëheqësit e juaj merrnin vendime të rëndësishme në forcimin e demokracisë dhe shtetit, po ju e dini se ata punonin edhe nën tavolinë. Këto gjëra ishin shumë të rrezikshme për Kosovën. E pengojnë zhvillimin dhe përparimin e shpejtë. Kjo pengonte që ju të dilnit nga emergjenca sociale dhe ta merrnit rrugën e zhvillimit. Nëse nuk pengohet ky trend, do mbeteni pa popullsi. Rinia nuk do migronte, po të kishte perspektivë dhe zhvillim këtu. Këto gjëra udhëheqësit e juaj nuk i parashikonin, nuk donin të merreshin me to, ose nuk u interesonin fare.

Mars – Rover : Ju e krijuat Gjykatën e Hagës për dënimin e shqiptarëve, dënimin e UÇK dhe e krahasuat viktimën me kryesit e krimit. Pse Gjykata të formohet vetëm për njërën palë?

EU : Ne pritëm dhe kërkonim që gjykatat vendase të merrnin masa ndaj vrasjeve dhe krimeve që ishin bërë. Serbia e dorëzoi Miloseviqin, Karaxhiqin, Mladiqin dhe të tjerë. Kosova nuk ndërmerrte fare asgjë edhe pse ekzistonin fakte se ishim bërë vrasje si ndaj serbëve vendas dhe vrasjet politike ndaj bashkëpunëtorëve të Rugovës.

Thaçi edhe nëse del i pafajshëm ndaj luftës së ushtrisë dhe policisë serbe, ai do të hetohet ndaj vrasjeve politike që janë bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ju vetë në Kosovë i dënoni këto krime dhe dyshoni në autorësinë e tyre, duke kërkuar në zbardhjen e tyre. Ne duam që gjërat të sqarohen. Nga vrasjet e tilla politike ishte tronditur Kosova. Ne nuk kemi asgjë kundër UÇK. Hetimet dhe përgjegjësia, do të jenë individuale.

Unë ju kisha porositur shfrytëzojeni këtë moment historik për ju. Bashkohuni derisa Rusia ndodhet në bankën e të akuzuarit për agresionin ndaj Ukrainës. Serbia është momentalisht e plagosur, pa Rusinë. Ky është rasti i juaj që ta akuzoni dhe të veproni në mënyra të ndryshme ndaj Serbisë. Por duhet të veproni me mençuri, sepse derisa ne po i bëjmë presion për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kryeministri Rama del dhe kërkon të mos ndëshkohet Serbia, për qëndrimin e saj ndaj Rusisë. Këtë ne nuk mund ta kuptojmë. Ndoshta ju mendoni ndryshe, po për ne kjo është e pakuptueshme.

Apo kryeministri Kurti hargjon energji për teneqet e automjeteve, në vend se të merret si ta gjunjëzoj përfundimisht Serbinë. Gjunjëzimi i Rusisë, në realitet do të thoshte edhe shkallmim i Serbisë, por ju duhet të merreni hapat vendimtarë që ta „varrosni“ (disciplinoni) Serbinë. Ju e keni tash këtë në dorë.

Tërësisht e kuptueshme, ne na intereson marrëveshja mes jush. Si e arrini ju atë, pak ka rëndësi për ne. Me rëndësi është që të bisedohet, në vend që të luftohet. Përfundimi nuk matet nga ne, se cili fitoi dhe cili humbi. Merreni shembull Bosnjën. Për ne ishte më e mirë një marrëveshje e dobët, se sa të luftohej. Thelbësore është se do të përfitonim të gjithë.

 Që të mos vajtoni edhe shekujt e ardhshëm duke e fajësuar Evropën, merreni fatin në duart tuaja. Loja e futbollit zgjat 90 minuta, pra luftohet për fitore deri në minutën e fundit. A e bëni ju këtë ?! Mos e prisni zgjidhjen nga të tjerët. Ajo qëndron në vendosmërinë tuaj, por mos harroni: ju keni nevojë më shumë për ne, se sa ne për ju.

Mars – Rover ( Intervistë e improvizuar )

Lini një Përgjigje

Video shokuese e infermieres duke goditur me shuplaka të moshuarën në Kosovë

Akti i dhunës ndaj të moshuarës, tronditës