in

Intervistë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti !

Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. Picture taken September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani - RC19C993F4C0

Nga Sherif Ramabaja

Mars – Rover :

Zoti Kurti në momentin që ju e morët mandatin e kryeministrit, Kosova ndodhej në një udhëkryq, rrezikohej ndarja e saj. Kosova i nënshtrohet një lufte speciale nga Serbia, provokohet rregullisht, kurse në anën tjetër ajo flet për bisedime dhe marrëveshje. Pastaj ju i keni edhe premtimet ndaj qytetarëve, elektoratit dhe popullit gjatë fushatës zgjedhore. Në anën tjetër  keni presion nga opozita dhe liderët e tyre. Keni edhe kryeministrin Rama me Open Ballkanin. Po ashu vëheni nën presion edhe nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos nga përfaqësuesit e tyre Borrell dhe Lajçak. Pyetja e jonë është : a mund të bëni gjumë të qetë ?

Po mos të bëja gjumë të qetë, nuk do të isha në gjendje t´i kryeja detyrat e mija të rregullta si kryeministër i Kosovës.

Kryetarit të Serbisë ,Vuçiqit, i përgjigjem dhëmbë për dhëmbë. Unë nuk i frikësohem askujt. Dikush ndoshta thotë, vetëm budalla nuk frikësohet, po të tregoja une shenja frike, sidomos ndaj Vuçiqit, ai të përpinë me rroba veshur. Po kalon një decenie që dialogojmë me Vuçiqin, gjoja për një marrëveshje finale mes dy shteteve, por Vuçiq si ish ministër i propagandës së kriminelit Miloseviq, loz me strategjinë se gjoja Serbia është e viktimizuar.

Unë nuk u frikësohem as qendrave të vendosjes sepse unë punoi me statistika, fakte dhe me ballin hapur. Unë kërkoi vetëm të drejtën tone që na takon e ajo është : Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin e bërë në Kosovë. Ajo e ka të njohur që gjenocid ka bërë në Bosne e Kroaci, po unë duhet të flas vetëm për vendin tim.

Serbia ka shkruar me qindra libra, duke e deformuar të vërtetën per Kosovën dhe shqiptarët, mban simpoziume dhe angazhon akademinë e saj për të gënjyer opinionin e vetë dhe atë ndërkombëtar, po nuk është e largët koha që dihet se me 1912 pas tërheqjes së Perandorisë Otomane, Serbia e pushtoi Kosovën.

Mbi 100 vjet ne ishim koloni e saj. Koloni të Serbisë ne i llogarisim edhe territoret e jugut të Serbisë : Luginën deri te vendlindja e Konstandinit të Madh.

Mars – Rover :

Zoti Kurti, Serbia është armatosur dhe po armatoset çdo ditë nga Rusia, a nuk i frikësoheni një lufte të re.

Aspak. Sebia edhe kur hyri në luftë me Kosovën e kishte arsenalin luftarak të ish Jugoslavisë. Ne s´kishim ushri, s´ kishim armatime dhe hym në luftë me Sebinë, kurse tash ne e kemi ushtrinë e rregullt, e kemi policinë dhe rininë, e cila është e gatshme ne çdo moment ta mbroj atdheun.Tashmë ne kemi armatim të rregullt dhe bashkëkohor. Ne këto ditë rekrutuam sërish ushtarë të rregullt dhe ministri i mbrojtjes, Mehaj, këto ditë ishte për vizitë zyrtare në SHBA. Ne jemi për ruajtjen e paqes, por po na sulmoi Serbia do t´i përgjigjemi dhe nuk do të ndalemi, deri sa nuk mbërrijmë te ish kufiri yni i njohur.

Mars – Rover:

Me aksionin në Veriun e Kosovës për targat, Vuçiqi me tërë arsenalin luftarak u nis drejt Kosovës.

E them lirisht se edhe ne ishim të gatshëm. Unë Vuçiqit i përgjigjem, ballë për ballë, gjoks për gjoks dhe dhëmbë për dhëmbë. Ne ishim në territorin tonë dhe zbatonim vetëm ligjin kushtetues të shtetin tonë. Ne nuk kishim sulmuar askend, as nuk kemi kurrfar planesh ta sulmojmë dike. Popullsia serbe është e sigurt në shtetin e tyre në Kosovë, kurse sa i përket propagandës serbe në krye me Vuçiqin ne skemi çka flasim për te, sepse tashmë të gjithe e njohin atë.

Mars – Rover:

Çka mund të na flisni për bashkimin kombëtar, për të cilin ju keni qëndrimin e njohur. Serbia ka aprovuar programin, që ta ndaloi siç thot ajo, krijimin e Shqipërisë së madhe. 

Kjo është edhe një çmenduri e stilit të tyre. Ne nuk kemi Shqipëri të madhe. Kjo është krijesë e propagandës së tyre për t´i frikësuar të tjerët. Ne e kemi vetëm një Shqipëri, Shqipërinë etnike. Për ta ç rrënjosur këtë Shqipëri, Serbia ka luftuar me shekuj. Se çfarë kanë bërë me Shqipërinë etnike tashmë është e njohur, por populli shqiptar kurr nuk është dorëzuar dhe pajtuar me diçka të tillë, prandaj si rezultat i gjithë kësaj, sot kemi Kosovën shtet të pavaruar, kurse nesër do e kemi Shqipërinë etnike, i pëlqeu dikujt kjo ose jo.

Mars – Rover :

Opozita dhe disa lider të saj ju akuzojnë si një autokrat, grabitës të pushtetit, kapës të institucioneve, e ndoshta edhe diktator.

Unë e respektoi opozitën. Jusuf Buxhovi për të cilin kam respekt këto ditë deklaroi se me zgjedhjet e fundit të bashkive, pushteti sërish u ekuilibrua. Kjo do të thot se opozita fitoi mjaft bashki. Kjo e vërteton se unë nuk jam autokrat, sepse i respektoi rotacionet e pushtetit, zgjedhjet lokale dhe i marr seriozisht mendimet e opozitës.

Ndoshta dikujt i dhemb, sepse unë kam deklaruar për reformimin e sistemit të drejtësisë, gjygjësorit dhe të institucioneve të tjera. I kam shpallur luftë korrupcionit, krimit të organizuar, kriminalitetit, hajnisë etj. sepse Kosova dhe populli kanë pësuar nga individ të cilët e kanë plaçkitur pasurinë shtetërore. Unë do të jem i pamëshirshëm ndaj dukurive dhe personave të tillë. Ne do ta bëjmë Kosovën shtet ligjor, ku secilit t´i kthehet besimi në institucionet shtetërore.

Mars – Rover:

Zoti Kryeministër çka mendoni për Open Ballkan të cilin Rama dhe Vuçiqi po mundohen ta bëjnë realitet.

Unë e kam dhënë mendimin tim për këtë çështje dhe nuk lëvizi nga vendi. Ne duhet t´i respektojmë qëndrimet e konferencës së Berlinit. Për Open Ballkan mund të flasim prej atij momenti kur Serbia ta njoh Kosovën. Pa një njohje të tillë ne nuk do ta sjellim Serbinë në Kosovë, që është edhe qëllimi i saj. Rama e ka mendimin e vetë, po unë nuk e quaj ate tradhtar vetëm pse mendon ndryshe. Do të ishte mirë që ndaj Serbisë të kishim qëndrime të përbashkëta sepse kjo e dobëson pozicionin tonë, po duhet të mësohemi të jetojmë edhe me qëndrime të ndryshme. Kur është fjala për Serbinë ne vendosim vetë sepse më mirë që e njohim ne ate, se njeh askush. Serbia gjithonë ka insistuar që për Kosovën të vendos Shqipëria sepse do i bënte lëshime, por ne se lejojmë këtë. Kur është çështja për Greqinë ose Italinë ne nuk mund të dalim para Shqipërisë dhe t´i japim leksione, sepse në rradhë të parë ata janë më kompetent se ne, derisa janë fqinjët e parë të tyre.

Mars – Rover:

Çka mund të na thoni për Thaçin dhe të tjerët që ndodhen në Gjykatën e Hagës dhe njihen si rivalët e juaj?

Ata ndodhen në një gjykatë të cilën vetë e kanë krijuar. Unë edhe po të ishin këtu nuk kam agjë kundër tyre, edhe ata janë pjesë e këtij populli. Gjykatat vendore do të reformohen dhe depolitizohen, varet prej tyre se sa qëndronin në pushtet, i kanë thyer ligjet kushtetuese apo jo. As unë dhe askush nuk duhet të qëndroi mbi ligjin.

 Mars – Rover

Planet e juaja për të ardhmen pasi deklaruat se bëni gjumë të rehatshëm.

Unë punoi fuqishëm për ta përparuar Kosovën. Secili duhet të angazhohet në vendin e vetë të punës, të shkollës, të studimit dhe t´i ndihmojnë në këtë mënyrë orgenet shtetërore, që ta trasojmë rrugën e zhvillimit të Kosovës.

Barrën me Serbinë dhe politikën e jashtme të shtetit, lereni mbi supet e mia.

Mars – Rover :

Zoti kryeministër për fund desha tju pyesja se a e lexoni Mars – Rover dhe a ju pëlqen.

Kurr skam dëgjuar për te, as nuk kam kohë të merrem me leximin e gazetave apo revistave. Kryesore e çmoi lirinë e shtypit dhe të medias.

Intervistë për Mars – Rover

 

Lini një Përgjigje

Sa e hijeshi ka, Katedralja…

Business Insider: Izraeli ka ushtrinë më të fuqishme në Lindjen e Mesme, lë prapa edhe Turqinë