in

Intervistë e zhvilluar me zotin Ramush Haradinaj !

Sherif Ramabaja

Mars – Rover ( Intervistë e zhvilluar në vitet e 90 – ta )

Z. Haradinaj, pjesëmarrja dhe heroizmi i juaj në luftë, vlerësohet sot që jeni një legjendë e gjallë. Këto merita kuptohet se i gëzoni e gjithë familja e juaj, kur dihet sakrifica e secilit prej jush për çlirimin e Kosovës. Sa jeni të kënaqur me rrugëtimin e atdheut nga çlirimi e këndej?

R. Haradinaj : Faleminderit për lavdin që po ma bëni mua, vëllezërve dhe mbarë familjes sime. Kjo ishte detyrë e çdo qytetari të Kosovës, prandaj edhe ne patëm fatin që t´ia kthejmë Kosovës atdhedashurinë tonë si bijtë e saj. Kurse sa i takon përgjigjes në pyetjen tuaj kisha me shtua se Kosova ka përparuar mjaft shumë, po kuptohet jo aq sa ka pasur mundësi dhe sa kemi dashtë ne. Mundësitë kanë qenë shumë më të mëdha.

Rinia po na ikë çdo ditë e më shumë. Shëndetësia s´është askund hiq. Punësimi s´është rregulluar si duhet me ligj, prandaj punëdhënësit punëtorët si paguajnë si duhet, nuk kanë pushim të rregulluar, nuk kanë po ashtu orar të rregulluar. Me një fjalë, punëdhënësit i shfrytëzon ata sikur të ishin skllav të tyre. Kjo nuk është në rregull, derisa ankohemi për fuqi punëtore, e në anën tjetër s´tregohemi aspak solidar me ata të cilët i kemi të punësuar. Pra nëse vazhdohet kështu, secili e pret vetëm rastin që të largohet në perëndim. Pagat duhet të rregullohen, orari i punës, sigurimi shëndetësor, pushimi dhe kushtet e punës. Pastaj problem tjetër është arsimi i cili me decenie po stagnon. Pa arsimim të rinisë dhe fëmijëve nuk ka zhvillim. Prandaj ku është ekonomia, zhvillimi, investimet. Askund hiq.

 Z. Haradinaj, këto probleme e kanë përcjell çdo qeveri, të cilat premtonin por nuk kanë arritur asnjërë të bënin diçka më shumë. Krijohet përshtypja se qeveria prioritet e ka luftën politike me Serbinë, sesa sektorët e tjerë që lidhen me jetën e përditshme?

R. Haradinaj : Kjo është e saktë, po duhet ditur që përpos kurtheve që na i thur Serbia, ne duhet të punojmë edhe për të mirën e qytetarit, sepse e kemi marr votën e tyre. Unë derisa isha kryeministër kam udhëtuar sa në katund, e sa në qytet. Kam kuvendu me mësues, punëtor, bujq, blegtor, sharrëxhi, kamerier, teneqepunues, bari, nxënës e student. Që të gjithëve u kam dhanë premtime dhe zemër. Pra çka po përjetojmë tash. Kjo s´është qeveri e dal nga populli. Kurti interesohet vetëm me marr pjesë nëpër forume të së majtës evropiane, e si interesojnë problemet e popullit. Shkon e takohet me Vuçiqin vetëm sa për foto të përbashkët.

Shikoni na prishi me krejt miqtë e Kosovës. Të gjithë i kishim pas vetes, kurse tash kënd e kemi. Jo që s´na ka mbet kush ma, po na i kanë vënë edhe sanksionet. U kap për teneqe, ndodhi sulmi në Banjskë, kurse tash u kap për dinarin. Ky gjithnjë kapet për diçka, sa me mashtrua popullin gjoja që po punon, kurse bashkësia ndërkombëtare na e ka kthye shpinën dhe po na kërcënohen me na marr edhe pavarësinë. Krejt shkaku i Kurtit. Unë prej kiametit këto ditë e quajta edhe Putin, se këto gjëra as Vuçiqi s´na i kish bërë, çka po na bënë Kurti. Tash merreni me mend, kur të bjer ai, se kush prishet me Amerikën se ka gjatë, të gjitha marrëveshjet më duhet t´i nënshkruat të cilat Kurti i ka pranuar. Më së shumti po ia bartë dertin Asociacionit. Edhe Asociacionin ka me na e lanë te dera. E pranoi edhe pse betohej se me mua, kurrë s´do të ketë Asociacion.

 Z. Haradinaj, akuzat e tilla janë edhe të tërë opozitës, po shumica mendon se Kurti arriti që Veriun e Kosovës ta kthej nën sovranitetin e vendit. E luftoi krimin në veri. I ndoqi bandat të cilat merreshin me veprimtari kriminale. Teneqet i vuri nën kontroll shtetëror. Radojqiqin, për të cilin ju akuzojnë juve se e kishit bashkëpunëtor, sot po e ndjek edhe Interpoli. Dinarin së fundi e ndaloi nga përdorimi etj.

R. Haradinaj : Me dinarin arriti të na izoloi edhe më shumë. U ngrit EU, SHBA, ambasadori i SHBA, QUINTI e kush jo tjetër, kurse Kurti i ka shti veshët n´ lesh.

A po e shihni se çka do me na ba. Na ka kthye me decenie mbrapa. Vizat nuk janë meritë e tij. Unë i kisha zhvilluar bisedimet për to, kurse tash meritat po i korr Kurti, gjoja se të tija janë. Për vizat unë e pata nënshkruar marrëveshjen mbi Çakorrin.

 Zoti Haradinaj, meqë ra fjala për Çakorrin juve ju kritikojnë se ia dorëzuat Malit të Zi edhe një territor të Kosovës, kur dihet që i tërë Mali i Zi shtrihet në tokat arbërore.

R. Haradinaj: E di që më akuzojnë, por pa të drejtë, sepse unë marrëveshjen e lash të hapur, pasi t´i zgjidhnim disa probleme primare, t´i kthehem edhe njëherë kësaj teme që t´i bindim udhëheqësit malazez, që ta korrigjonim këtë territor të kontestuar. Kështu ishin fjalët dhe kështu pata premtuar, por mua ma morën postin dhe tash si person privat nuk mund të bisedoj për çështje shtetërore. Duhet të kthehem në pozitën e kryeministrit, që ta hapi këtë temë dhe ta zgjidhi në favor tonë.

 Z. Haradinaj, po ashtu ka ankesa ndaj jush për prona të shumta tokësore sidomos në Bashkinë e Deçanit, të cilat i keni uzurpuar me një çmim tejet të ulët. Njerëzit nuk mund ta besojnë, një heroi të luftës i cili cilësohet si legjendë e gjallë, t´´i ndodhin këto gjëra.

R. Haradinaj: Duhet ta kuptoni se edhe unë jam një bir i këtij populli, prandaj në jetën private, secili ka të drejtë të posedoi dhe të blejë prona private.

Unë për këtë kam deklaruar se prona të shumta kam trashëguar nga babagjyshit dhe gjyshërit e mi. Sa i përket çmimit, në atë kohë silleshin në këtë mënyrë, ndoshta edhe inflacioni i cili në atë kohë ishte shumë i lartë, ka loz një rol në çmime.

 Z. Haradinaj, Kurti si duket po detyrohet t´i shpall zgjedhjet e parakohshme, kur dihet që presioni mbi te po rritet për kompromise të dhimbshme mbi fatin e Kosovës. A jeni ju i gatshëm që t´i merrni në duar fatet e Kosovës për këto kompromise, kur dihet që EU dhe SHBA po e favorizojnë Vuçiqin dhe Serbinë ?

R. Haradinaj : Unë gjithnjë i kam marr dhe i marr fatet e Kosovës në duar. Këtë e kam bërë edhe sa isha me Rugovën në qeverisje, po edhe pas tij. Unë nuk i iku përgjegjësisë. Duhet ta kemi të qartë se pa miq jemi të humbur, prandaj me ndihmën e tyre duhet të ecim përpara. Ne duhet t´i bindim ata se po e nënshkruam Asociacionin, qeverisjen në Veri do ta merr Lista Serbe, e cila është e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin, prandaj të mendojnë mirë se çdo të ndodh me Ballkanin. Kurti duke punuar kokë në vete, na ka sjell këtu ku jemi, pa rrugëdalje. Me mua do të ketë zgjidhje. Këtë e kam dëshmuar dhe do ta dëshmoi sërish .

Mars – Rover ( Intervistë e zhvilluar në vitet e 90 – ta )

Lini një Përgjigje

Stuhi të mëdha bore godasin perëndimin e SHBA-së

Përmenden sulmet nga Hamasi, Izraeli pranon të ndryshojë tekstin e këngës për Eurovizion