in

Indira Avdyl Hoxha: Dy poezi

Indira Avdyl Hoxha

Një fjalë

Pa ma thuaj një fjalë

Të bukur, të ëmbël

Shpirtërore që thellë

Ndriçon si diell.

Një fjalë miradije

Që lumturohet njeriu

Një fjalë që nuk luhatet

Po zënë peshë në një vend.

E dua një fjalë mrekullie

Sa kushton ajo fjalë

Që ta thuash o njeri

O faqezi.

Një fjalë që do mardhëri

Apo të dhimbset ta thuash

Sepse krenaria e tepëruar

Të stopon.

Pa thuaje more

Kur mundesh një fjalë

Të bukur kur mundesh

Nëse je njeri.

E unë po ta them

Që ti me gur e unë me bukë

Ty ta kthej sepse

Fjala e bukur qëndron tek unë

Nuk të lejoj të ma ulësh ndjesinë e bukur

Kurrë, kurrë…

Rrugë e largët

Se ç‘me erdhi dëshirë

Ta mar rrugën e larget

Mu në Shqipëri

Aty ku shkelën të parët tanë.

Rrugë e largët

Por me gëzim

Dua ta thith ajrin

E nënës Shqipëri.

Edhe unë jam bij e jotja

Do çmallem me ty

Ashtu siç e do votra

Aty ku gjaku vlon.

Rrugë e gjatë

Më presin shokë e miq shumë

E porsa të mbërri

Do ja kërcas këngës me dashuri.

Nuk po vij e vetme

Oj nëna Shqipëri

Po vij me një motër

E cila është shtatë selvi.

Më prit oj rrugë e gjatë

Që më mbulon me arë

Do të jem vajza më e lumtur

Sepse në shpirt jemi Shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Vendimet e Qeverisë për targat dhe dokumentet ishin në koordinim me SHBA-në dhe BE-në

Hovenier ia bënë të qarta Rakiqit qëndrimet e SHBA-së