Reagime të ndryshme kanë ardhur lidhur me fotografinë e vendosur në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ku ndalohet bartja e shamisë në shkollë.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami kosovar, Muhamed Dërmaku, i cili thotë se nuk e vë në faj drejtoreshën e shkollës në fjalë.
“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit”, ka shkruar Dërmaku në Facebook.
Thuhet se drejtoreshen e kanë sulmuar islamikët radikalë me fyerje e denigrime, sa nuk e kanë linçuar të nxitur nga Dude Bala e gjuhës amtare serbishte, që i nxitë shqiptarët ta shqyejnë njëri-tjetrin.