in

Ilir Meta: Robert Necaj që shpëtoi dy fëmijë nga dallgët e detit është simbol i sakrificës

Robert Necaj, vrojtues në plazhin e Shëngjinit ka shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin nga dallgët e detit.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit Facebook, ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai shtoi se Necaj është hero i heshtur i ditëve të zakonshme. “Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t’i shpëtuar. Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm. Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane”, ka shkruar Meta.

ROBERT NECAJ, HEROI I HESHTUR I DITËVE TË ZAKONSHME! 🙏Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t’i shpëtuar.Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm.Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane.

Lini një Përgjigje

Robert Neçaj, heroi që shpëtoi dy fëmijë nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

Agjentë të shërbimit sekret rus sulmuan uzinën e Gramshit