in

ILINDENI APO SHËNDËLLIA

Ahmet Selmani

Më 2 gusht është Dita e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ditë kjo që lidhet me Kryengritjen e Krushevës (1903), e cila përmendet edhe në preambulën e Kushtetutës së saj. Në maqedonisht kjo është e njohur si ILINDEN, pra sipas profetit izraelit (shek. IX para Krishtit), i cili jetoi në tokat e Izraelit dhe të Palestinës së sotme. Për këtë profet flitet në Dhiatën e Vjetër, në Dhiatën e Re, në Talmund dhe në Kuran.

Te maqedonasit është krejt në rregull për sa i përket emërtimit ILINDEN, ndërkaq te shqiptarët ndryshon puna. Gjuha shqipe, duke qenë e përjashtuar një kohë të gjatë nga përdorimi zyrtar, nuk e ka zgjidhur këtë çështje, ndaj paradoksalisht është krijuar një traditë epigonike për ta quajtur thjesht Ilinden, njëlloj sikurse në maqedonisht, pa e çarë kokën as gjuhëtarët se mund të përdoret edhe emërtimi shqip. Ilinden është Dita e Shën Ilisë, ose, siç njihet në traditën e krishterë shqiptare, Shëndëllia. 

Pra, gjithandej hapësirës shqiptare ekzistojnë plot kisha me këtë emër. Për shembull, Kisha e Shëndëllisë në Korçë, në Voskopojë, në Berat, në Gjirokastër, madje edhe Mali i Shëndëllisë që ndodhet në rrethin e Tepelenës.Duke u nisur nga kjo traditë, mbase në mënyrë të natyrshme në shqip mund të përdoret Dita e Shëndëllisë, Festa e Shëndëllisë, Shëndëllia etj.

Lini një Përgjigje

Kroacia ndaloi çipsat e Serbisë me nivele të larta të kancerogjenëve-pse Kosova nuk i ndalon?

Zmbrapsja e Albin Kurtit!