Agron Guri
Kjo nuk ka të bëjë me fe, kjo është manifestim i islamit politikë. Para pak ditëve edhe kryetari i Komunës së Ferizajt me Kushtetutë laike Agim Aliu e pat promovu në një postim në FB islamin politikë duke i quajtur reliktet e mesjetës si të shenjta!
Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës me Kushtetutë laike para pak ditëve promovuan relikte të islamin politik! Nesër iftare të islamit politikë do të shtrohen në qendër dhe afër Komunës në Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan, Pejë e Gjakovë dhe në çdo qendër ku ka shqiptar, aty ku ka njerëz të varfur, aty ku ka njerëz të uritur, aty ku në vend të dijës ka injorancë, mu aty, mu ata lehtë manipulohen nga persona të kamufluar nën petkun “humanitarë” që financohen nga fondet të dyshimta antishqiptare, fonde të njejtit burim dhe qëlllim të ndërtimit në çdo lagje një xhami, me qëllim që shqiptarëve të ju ndrrojnë identitetin e lashtë kulturor Evropjan.
Islamit politikë dhe agjencive sekrete antishqiptare nuk ju mjafton që kushtetuta ju garanton që të ushtrojnë lirshëm fenë e tyre nëpër objektet e tyre në xhamija, nëpër shtëpit dhe mendjet e tyre, kështu që:Nuk është qudi që nesër Islami politik të rekrutoj edhe më shumë këso matrapazë “Humanitarë” që do ti shtojnë kërkesat e tyre, dhe do organizojnë iftare e bajrama e ceremoni e relikte mesjetare në ndërtesë të Komunës, Qeverisë, Parlamentit e pse jo në shkolla, qerdhe e spitale.
Ky është edhe qëllimi fundamental i islamit politikë të shtri ndikimin mbi popullin shqiptar dhe institucionet publike dhe qeveritare të tija, e më vonë të kërkojnë ndryshimin e kushtetutës me pjesë dhe elemente të sheriatit.A ka more ky vend njerëz intelektual, apo krejt janë konvertu në opurtunista, a ka more ky vend naj politikan që e pengon këtë rrëshqitje të vendit kah lindja, a ka more ky vend studentë të ju prijnë dhe të stopojnë rrugëtimin drejt theqafjes, ashtu sikur i prinë në 81- shën apo 90- tave.Ah, bre në një kohë tjetër proceseve publike, demokratike drejt Evropës perendimore ju prijke intelektuali e patrioti Ibrahi Rugova, kurse sot proceseve publike drejt humbjes së kulturës dhe identitetit shqiptar dhe evropjan ju prijnë matrapazët që po ju thojnë “Humanitar” !


