in

Identifikohen 12 shtetas nga Afganistani të fshehur në një kamion

Policia e Kosovës ka njoftuar, se, sot, rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS, me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.

Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.

Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur blombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani.

Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.

Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me emigrantë, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Ambasadori Abbott u takua me kryetaren e Kushtetueses

Të ngrihet efikasiteti i sundimit të ligjit në Kosovë