Shoqëritë shqiptare ende nuk kanë kapacitetet e duhura për të akomoduar me dinjitet të qëndrueshëm kontributet e Ibrahim Rugovës.
Politikanët në masë të madhe ende udhëhiqen nga forca motivuese në baza të interesave që mund të tregtohen me shkëmbime pa ndonjë dinjitet.Kur i vendoset emri një rruge duhet bërë në kritere të qëndrueshme.
Emri Ibrahim Rugova është rrugë për liri.
Rruga e pavarësisë së Kosovës është trasuar nga hapat e mëdhenj të prijësit Ibrahim Rugova.
Demokracia ka qenë vlera sublime e rrugës së kultivuar nga humanisti europian Ibrahim Rugova.Rruga e Tij, është ajo e shërbimit për popullin e tij në kohët më të vështira.
Rruga e Ibrahim Rugovës, është e vërtetë, e gjatë, dhe natyrore.