in

Ibrahim Lekica bënte thirrje për veprime terrοriste në rrjetet sociale

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite burg për Ibrahim Lekicën i njohur edhe me emrin Ibrahim el Salih. Në datën 13 shkurt pritet të mbahet seanca gjyqësore. Ai akuzohet për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, pasi bënte thirrje terroriste në rrjete sociale.

Sipas SPAK, postimet e të akuzuarit në rrjetin social “Facebook” përmbanin elementë të deformimit të koncepteve fetare. Po ashtu aty kishte materiale të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes. Ai bënte thirrje që ndjekësit e tij të përkrahnin “xhihadin”, shtetin Islamik të Irakut. Po ashtu ai thoshte që duhen mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, si dhe kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Lini një Përgjigje

Kievi: Rusia nis ofensivën sërish më 24 shkurt me 500 mijë trupa

Historia e filmit “Rrugë të bardha”