in

I mohohet shtetësia britanike gruas që iu bashkua ISIS-it

Autoritetet argumentuan se kthimi i saj në vend paraqiste një rrezik për sigurinë kombëtare.

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që Shamima Begum e cila udhëtoi në Siri në vitin 2015 për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik, nuk mund të kthehet në vend për të luftuar për shtetësinë e saj.

 Begum u arratis nga Mbretëria e Bashkuar së bashku me dy miq të shkollës kur ajo ishte 15 vjeçe për t’u bashkuar me grupin terrorist, i cili kishte marrë pjesë të Sirisë në atë kohë.

Pas rënies së Shtetit Islamik në vend, ajo u rishfaq në një kamp refugjatësh në Siri, derisa po mbahet e arrestuar në kampin Al-Roj, në veri-lindje të Sirisë, nga Forcat Demokratike Siriane.

Ajo ka kërkuar që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në procedurat ligjore për marrjen e shtetësisë së saj, e cila iu revokua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në shkurt të vitit 2019.

Autoritetet argumentuan se kthimi i saj në vend paraqiste një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ajo u ‘zhvesh’ nga shtetësia nga ish-sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, i cili kishte argumentuar se ajo ishte me origjinë  nga Bangladeshi dhe për këtë arsye ajo mund të shkonte në Bangladesh.

Begum e sfidoi vendimin, duke argumentuar se nuk është shtetase e një vendi tjetër dhe se vendimi i Javid e la atë pa shtetësi.

Gjykata e Apelit vendosi në korrik të vitit 2020 që ajo të lejohej të kthehej për të ndjekur apelin e saj duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme që ajo të mund të shtronte ankesën e saj me efektivitet.

Në nëntor, ai vendim u sfidua në Gjykatën e Lartë nga Ministria e Brendshme me arsyetimin se kthimi i saj do të përbënte rreziqe të konsiderueshme të sigurisë kombëtare.

Begum pretendon se ajo ishte vetëm një amvise gjatë kohës që ishte me Shtetin Islamik.

Lini një Përgjigje

Mustafa pritet të rikandidohet për kryetar të LDK !

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore në Sirinë lindore