I jepet lamtumira e fundit aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmet. Miq, kolegë e qytetarë kishin shkuar për të përcjell për në banesën e fundit.
Lamtumira ju dha nën duartrokitje dhe arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin shqiptar.
Ai gjithmonë kishte thënë “Unë do te vdes por Shqipëria kurrë s’do të vdes”. Andaj, u varros me flamur.
Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti ka vdekur nga Covid-19 në moshën 45 vjeçare.
hmeti ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Luran Ahmeti ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup ndërsa ka luajtur në shumë filma e seriale të njohura, përfshirë serialin shqiptar “O sa mirë” dhe atë turk “Lugina e ujqërve” dhe “Sulltani shekulli i madhërishëm”


