Arben Rogova
9 Nëntori 1944, Çlirim – Ripushtim
Nga historia për Gjakovën, 9 Nëntorin e kemi mësuar ditë e çlirimit nga fashizmi. Kjo ditë ishte dita e parë e çlirimit nga fashizmi, por ishte edhe dita e parë e robërisë nga çizmja bolshevike komuniste. Kjo ishte robëri dhe diktaturë e re. Liria nuk ishte për të gjithë, liria ishte për komunistët dhe bashkë mendimtarët e tyre, e jo liri demokratike qytetare. Nga kjo ditë ishin shembur të gjitha ilizionet e lirisë së mirëfilltë, që komunistët kishin propaganduar aqë shumë. Kishin trumbetuar për barazi, vllaznim-bashkim e deri tek të ushqyerit me lugë të arit. Ndërsa për bashkimin kombëtar as që bëhet fjalë.
Në Gjakovë fillimisht kishin hyrë partizanët e Brigades III dhe V shqiptare dhe pas tyre kishin hyrë aradhat partizane jugosllave. Sapo kishin hyrë ushtria partizane jugosllave në Gjakovë, menjiherë ishin vendosur nëpër objektet ma të mira të kohës, pavarësisht se i kujt ishte ai objekt, dyqan apo shtëpi. Të pasurit e kohes dhe antikomunistët duheshin ndëshkuar pavarësisht se si e kishin fituar pasurinë, çoft edhe nëse i kishin ndihmuar partizanët. Menjiherë OZNA kishte filluar punen, në krye me malazezin Bogoljub Paviqeviq, i cili njëkohësisht ishte edhe prokuror. OZNA shtrihej nëpër teren dhe kishte filluar punen në faza, ku shqiptarët arrestoheshin për të filluar hetimet. Hetimet zgjatnin 7 deri 10 ditë. Në rastet e veqanta ndodhte të bëheshin për 30 ditë. Në fazen e hetimeve të gjithë mbaheshin të burgosur dhe ishin në pritje për t’i ekzekutuar. Ekzekutimet realizoheshin naten dhe fshehtas. Në Gjakovë ishin 5 deri 10 vende për ekzekutim. Burgosjet masive kishin filluar nga Nëntori dhe kishin vazhduar rreth 4 muaj. Idea ishte që 4 muajt e parë, teritori i Gjakovës të pastrohej nga “armiqet e popullit, tradhtarët, bashkëpunëtoret e armikut, dhe kriminelët e popullit”.
Ishte çlirim apo ripushtim, për shqiptarët kjo u pa qartë për 55 vite. Pas të ashtuquajturës LNÇl dhe pushtimit bolshevik, në periudhen rreth 15 mujorshe, numri i shqiptarëve të ekzekutuar në Gjakovë ishte rreth 800 veta. Shqiptarët autoktonë në vazhdimësi mund të arrestoheshin, të torturoheshin, të vriteshin dhe të zhdukeshin pa gjurmë e pa gjykim. Shqiptarët u mposhten nga pan-sllavistët që u mbështollën nën lëkuren e komunistëve.