in

Hoxholarët me Big – Brother të vetin!

Sherif Ramabaja

Alarm i shkallës së lartë. Të gjithë të jeni në krye të detyrës. A po e shihni se ç´po flasin për ne të pafetë.

Ne u munduam t´ua sqaronim se: Gjergj Kastrioti, Nëna Terezë, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Rilindasit, Gjergj Fishta etj. ishin për ti gjykuar, sepse s’kishin të bënin fare me myslimanizmit, apo ishin kundërshtarët e tij.

 Si duket ne ia shprishëm themelet ortekut, që tash pritet të na rrokulliset mbi kokë. Nga sot duhet të punojmë me kujdes dhe mençuri. Ne donim vetëm t´i zbatonim urdhërat që i kishim nga punëdhënësit tanë, por nuk llogaritëm në kundërpërgjigje të fuqishme nga të pafetë.

Krye imami ynë Naim Tërnava u përpoq t´ua bënte me dije se, më dhimbsen ata që u kanë hyrë këtyre punëve. Një hoxhë tjetër ua përkujtoi se, këto iniciativa shpiejnë në përçarje et.

 Edhe Shefqet Krasniqi do ta shfrytëzoi ekranin e TV që t´i largoi njerëzit nga kjo rrugë, po sa mund të ketë sukses? Shumë lehtë mund të ndodhë, që e tërë kjo të shndërrohet në një lëvizje si në kohën e Rugovës, kur të gjithë i bashkoheshin atij, sikur të ishte i shenjtë, apo i dërguari i perëndisë.

Edhe para disa deceniesh hoxhallarët bënin përpjekje që t´i kryenin detyrat e tyre duke i bindur masat, që fëmijët nuk duhet t´i dërgonin në shkollë nëse duan që mos tu bëhen shkie, po intelektualët e kohës u kishin shpall luftë hoxhallarëve dhe i kishin demaskuar si bashkëpunëtorë të UDB.

Atëherë kishte qenë më lehtë se e kishim vetëm një punëdhënës Serbinë, kurse sot jemi bërë me shumë të tillë: përpos Serbisë gishtërinjtë i kanë përzier Rusia, Turqia, Irani, Arabia, Salafizmi, Vehabizmi, Lindja e Afërt, e Mesme dhe e Largët etj.

Sot është çështja, kujt t´ia plotësojmë së pari dëshirat. Ne e zbatuam kërkesën kryesore, e mbushëm Kosovën xhami. E zgjeruam myslimanizmin në tërë hapësirat shqiptare. Rinia sot më shumë i frekuenton xhamitë dhe shkollat e kuranit, sesa shkollat nacionale.  Femrën shqiptare e kemi mbuluar më shumë se ç´kemi pritur. Në luftën e IS rekrutuam edhe më shumë se mendonim.

 Për haxh çdo vit po i mbushim aeroplanët nga të gjitha trevat, po kërkesat e punëdhënësve s´po kanë të sosur.

Serbia dhe Rusia po këmbëngulin që t´i mohojmë figurat kombëtare. Ne s´dimë se ç’ju duhet kjo, po ne me tërë forcat po angazhohemi që xhematit t´u themi se vetëm ata që luftojnë për myslimanizëm do të shkojnë në parajsë, të gjithë të tjerët në ferr. Ne u përpoqëm po ashtu t´i bindnim se edhe Adem Jashari kishte vdekur si mysliman dhe për myslimanizmin.

Tash e tutje ne jemi vënë në sprovë, duhet të përpiqemi që kjo fushatë kundër nesh, sa më parë të marr fund. Nuk guxojmë që të heqim dorë nga synimet tona, përndryshe jo që do të mbesim pa punë, po do vdesim urie.

Ne nuk mund tash të shndërrohemi në shqiptar dhe të ushtrojmë profesione tjera. Po nuk i plotësuam kërkesat që kërkohen nga ne, na përpiu dreqi.

Në këto momente duhet ta shfrytëzojmë luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Ta thellojmë përçarjen te shqiptarët, antisemitizmin dhe ta nxisim mos durimin deri në incidente të mundshme, duke i paraqitur palestinezët si viktima të sionizmit.

Por nuk duhet t´i harrojmë detyrat kryesore që i kemi këtu në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Duhet të ecim në hap me ngjarjet duke u  përshtatur rrethanave, siç thotë populli, hedhe gurin dhe fshehe dorën, moto e jonë. T´i ndërpresim  bisedat sepse dera po hapet. Kamerat i kishim të mbyllura që asgjë mos të del jashtë. Ne me përmbajtje po ua kalojmë edhe Vipave të Big Brother – it.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Ekspertja në VOA: Lufta me Hamasin, më e vështirë se me Shtetin Islamik

Kalifornia në “luftë” me zjarret