in

Hoxhaj: Votojeni Naim Fetahun e PDK-së për kryetar të Podujevës

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, bën thirrje që të votohet Naim Fetahu, kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, për t’ia kthyer vendit atë që i është mohuar qe 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën.

Postimi i Hoxhajt:

Është momenti kur për Podujevën po troket koha e ndryshimit. Sot duhet thënë stop, së bashku, keqqeverisjes 20 vjeçare, e cila e la këtë anë pa zhvillim.

 Është momenti kur së bashku duhet të ndërtojmë një qytet të dinjitetshëm e miqësor për të gjithë! Prandaj në këtë moment ndryshimi, Podujevës i duhet elani e guximi i Naim Fetahut.

Naim Fetahu, me mbështetjen edhe të PDK-së, do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar qe 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën, sepse Podujeva meriton më mirë! Shpërndajeni këtë poster me numër 10 në mbështetje të Naim Fetahut.

Lini një Përgjigje

LDK-ja premton spital modern në Podujevë

Vdiq ylli botëror i futbollit, Maradona