Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një shkrim të postuar në Facebook, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë!”, është shprehur mes tjerash Hoxhaj.
“Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë “, ka shkruar Hoxhaj.