in

Hoxhaj pret ambasadorin Kosnett

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Në këtë takim, ata diskutuan zhvillimet politike të ditëve të fundit, derisa Hoxhaj tha se u bisedua rreth rezultatit të zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Lini një Përgjigje

Hoti dhuron gjak për të infektuarit me COVID-19

Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës