in

Hoxhaj përshëndet solidaritetin vëllazëror të vaksinimit në Kukës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka përgëzuar gjestin human të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe të Shqipërisë për mundësinë që mjekët kosovarë të vaksinohen në Kukës. Ai ka shkruar se fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë, por edhe në sigurimin e vaksinës.

“Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.

Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt ”, ka shkruar Hoxhaj.

Lini një Përgjigje

Dita ndërkombëtare e sindromës Down shënohet nën sloganin “A po m’sheh”

Kurteshi: Vjosa Osmani zyrtarisht në VV, intimisht pjesë e LDK-së