in

Hoxhaj hap fushatën në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i PDK-së dhe i nominuar për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar sot fushatën e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut,

ku para 21 vjetësh u vranë 10 shqiptarë e u plagosën 25 të tjerë, ndërsa u shpërngulën me dhunë e terror serb mbi 10 mijë shqiptarë.

“Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre,

#Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen”, ka shkruar Hoxhaj.

Lini një Përgjigje

Sulmet ndaj rivalëve të Erdoganit

Caktohet seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë