Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka përdhunuar një femër. Rasti ka ndodhur gjatë muajit maj, 2021.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Ndërkaq, bëhet fjalë për një hoxhë në këtë qytet. Burimet të Telegrafit bëjnë me dije se viktima ka shkuar bashkë me nënën e saj për ndihmë te hoxha.
Siç mësohet hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka përdhunuar.
Pas denoncimit të rastit, Policia ka arrestuar hoxhën.