in

Hovenier: Kosova shtet demokratik e multietnik, ta përmbushë këtë ideal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shënuar sot solemnisht 247 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, ndërsa në fjalimin e tij para të pranishmëve, ambasadori Jeffrey Hovenier ka përsëritur një paragraf të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ku thuhet se: “Kosova është shtet demokratik, laik e multietnik”.

“Kosova një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtës së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse – Ky tekst elokuent është pjesë e premtimit të Kosovës dhe bazë e pavarësisë së saj, tha Hovenier.

Ambasadori tha se “…ndonjëherë Kosova nuk i ka përmbushur premtimet e këtyre idealeve”. Megjithatë tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës në konceptimin, dhe më pas realizimin e vizionit të pavarësisë së saj.

“Në këtë frymë dua të theksoj se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës në avancimin dhe arritjen e vizionit të saj themelues: shtetin demokratik, sovran, laik, multietnik. Kështu që sot, teksa ne festojmë 247 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një shtet i lirë, sovran, i pavarur, ne gjithashtu duam të festojmë së bashku, pasi Kosova arriti pavarësinë e saj të merituar”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se për Kosovën SHBA-të nuk janë thjesht një aleat por janë udhërrëfyes.

“Ne do të vazhdojmë t’i kemi sytë nga SHBA-ja. Unë gjithmonë them se ne jemi në fakt një zgjatim i vlerave amerikane. Për ne SHBA-ja nuk është thjeshtë një aleat, por një udhërrëfyes dhe një lider në përpjekjet tona globale për të mbrojtur lirinë, demokracinë dhe drejtësinë për të gjithë. Themeli i Republikës sonë qëndron si dëshmi e përkushtimit tuaj të pakushtëzuar për ruajtjen e paqes së shtetit tonë sovran”, ka thënë ajo.

Lini një Përgjigje

Osmani njofton Ramën: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim në veri

Ambasadori Italian: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të kthyeshme