in

Hoti flet për një projekt madhështor para prizrenasve

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDKJ-ja, Avdullah Hoti, ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit në Prizren. Ai aty ka folur

për hekurudhën si nyje strategjike për krejt rajonin – një projekt që lidh Kosovën me Shqipërinë, si rezultat i Marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas një shkrimi të Hotit të postuar në Facebook, ky do të jetë një projekt i jashtëzakonshëm që do ta rrisë festën për 150 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit – nën udhëheqjen e qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Prizren, më të bukurin vend.

Jam i lumtur që sot në qytetin e traditës e besëlidhjes, mora bekimin e prizrenasve për rrugëtimin tonë të drejtë më 14 shkurt.

Me projektin vizionar të Hekurudhës ne jemi bërë nyje strategjike për krejt rajonin – një projekt që lidh Kosovën me Shqipërinë, si rezultat i Marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Jam krenar edhe që prizrenasve t’ju shpalos një ide të jashtëzakonshme – për të cilën po punojmë bashkë me qeverinë shqiptare – për rikonstruimin e tërësishëm të Qendrës Historike të Prizrenin. Ky projekt i jashtëzakonshëm do ta rris festën për 150 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit – nën udhëheqjen e qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, s’do ta harrojmë as krahinën e Hasit. Do ta mbështesim me projekte konkrete infrastrukturore, dhe do t’i japim vëmendje të veçantë ruajtjes dhe trashëgimisë kulturore të gjithë kësaj zone të mrekullueshme.

Me fitoren e LDK-së, marrin fund keq-qeverisjet dhe përrallat populiste në këtë qytet që meriton më mirë!

Lini një Përgjigje

LVV-ja u bën apel votuesve për 14 shkurt

Merkel dënon dëbimin "e pajustifikuar" të diplomatëve gjermanë nga Moska