in

Hoti uroi Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken

Jua sjellim të plotë letrën e urimit të Kryeministrit Avdullah Hoti, dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken.

Prishtinë, 28 janar 2021

I nderuari Z. Blinken,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e Sekretarit të Shtetit.

U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.

Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit.

Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Shkëlqesia Juaj, ju lutemi pranoni konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht,

Avdullah Hoti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Lini një Përgjigje

3 viktima dhe 316 raste me COVID-19

Kryeministri Hoti: Gëzuar ditëlindjen gjeniu i letrave shqipe, z. Ismail Kadare!