in

Hoti: SHBA-ja po na ndihmon ta menaxhojmë situatën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Kosovën se si të gjendet pas reagimeve që kanë ardhur nga dje prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“Ata që na kanë sjellë njohjen nga Izraeli, pra SHBA, po na ndihmojmë të menaxhojmë këtë situatë”, është shprehur Hoti.

“Po mundohemi të tregohemi të kujdesshëm me shtetet tjera që janë të ndjeshme. Ka pasë disa reagime, prej Zëdhënësit të BE-së dhe nga Liga Arabe”.

“Kemi nevojë për njohje nga katër anët e botës. Politika jona e jashtme është në linjë me atë të SHBA-së dhe BE-së”.

“Vetëvendosje do të zhduket si parti”

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.

“Ka pasë edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezone është zhdukur. Ka pasë në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

“[Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket] plotësisht sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat” .

“Kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale”.

Lini një Përgjigje

Kështu duket fleta e votimit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kjo është logoja e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës