in

Hoti: Rregullisht komunikoj me Grenellin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në përurimin e një shkolle në një fshat të Rahovecit, e ka komentuar edhe raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, për të cilin ka thënë se është ndërtuar mbi teori konspirative.

Ndërkaq kur është pyetur se çfarë janë raportet e tij me të ngarkuarin e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ai është përgjigjur se me të komunikon rregullisht.

“Komunikimin e kemi të rregullt dhe e kemi pasur edhe në të kaluarën me të dyja kampet politike të SHBA-së, me republikanët dhe me demokratët. Mirë që është konfirmuar, pavarësisht ndërrimit të administratës atje Marrëveshja e nënshkruar në Uashington më 4 shtator do vazhdojë të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i çojmë përpara si dy qeveri, për zotimet që kemi marrë për realizimin e këtyre”, është shprehur kryeministri Hoti.

Lini një Përgjigje

Jozefina Topalli: Sali Berisha ia dhuroi PD-në Lulzim Bashës

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në fshatin Konjuh të Lipjanit