Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një shkrim në rrjetin e tij social, Facebook, ka përkujtuar dy policët Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të vrarë më 24 nëntor 2003.
Postimi i kryeministrit:
Me punën dhe angazhimin e tyre kundër krimit, si profesionistë të pakompromis,ata e skalitën emrin e tyre në panteonin e vlerave të përbotshme të shtetit tëKosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!