in

Hoti: Këta njerëz janë rrezik për demokracinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që kritikat që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit të KQZ-së për të mos lejuar 47 kandidatë për deputetë që të garojnë në zgjedhje, janë sipas tij të rrezikshme për demokracinë.

“Ky lloj mentaliteti politik është rrezik për demokracinë. Ngritja e dilemave të tilla në shoqëri është rrezik për demokracinë. Këta njerëz janë rrezik për demokracinë, që nuk respektojnë asnjë rend shtëpie”, ka thënë Hoti në Rubikon në Klan Kosova, duke aluduar në reagimet e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës pas kësaj çështje.

“Kurti në vazhdimësi e ka sfiduar rendin kushtetues dhe ligjet në Kosovë dhe tash deklarimet e Konjufcës, me një qasje të tillë dhe me një mentalitet të tillë, mendoj që ky është problemi – mënyra e të menduarit”.

“Ajo që po dëgjoj nga partitë tjera, sidomos nga njëra [Vetëvendosje] është shqetësuese, pasi ka shumë vendime të organave të drejtësisë që nuk na vijnë për shtati, por edhe nëse analizohet mirë mund të mos kenë logjikë juridike përfshirë edhe vendimin e fundit të GJK-së që praktikisht e rrëzoi parlamentin por nuk na takon dhe nuk duhet të hyjmë në interpretime tjera”.

“Një vendim i organeve të drejtësisë, në këtë rast i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht opinioneve se a është i drejtë ose jo, nuk vihet në pyetje se a duhet të zbatohet ose jo”.

Copë-copë do të bëhen njerëzit brenda listës së Vetëvendosjes”

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se kundërkandidati i tij nga radhët e VV-së, Albin Kurti bën çdo gjë për një grusht votash.

Hoti në Rubikon madje përmendi edhe listën e Vetëvendosjes, për personat në të cilën përbëhet ajo listë, tha se do të bëhen copë-copë se nuk qëndrojnë dot bashkë.

”Zotri Kurti nuk lë gjë pa bë, për të fituar një grusht vota. Nuk bëhet çdo veprim për vota. Shihni listën e tij, nuk sheh gjë pa bë për të fituar vota”.

”Ka gjithçka në listën e saj [Vetëvendosjes]. Gjëra që nuk qëndrojnë bashkë. Gjëra që nuk janë në frymën e ndërtimit të një shoqërie demokratike properëndimore”.

”Ke gjithçka brenda vetëm për të fituar një grusht vota”.

”Dhe është një listë, si në të kaluarën. Copë-copë do të bëhen këta njerëz”, shprehet Hoti për kandidatët brenda listës së Vetëvendosjes.

”Kush e mban bashkë një parti politike? – e mban bashkë një lloj mendësie, filozofie e orientimit politik”.

”E këtu nuk e keni kështu. Liderin e tyre e keni ekstremist të majtë, autokratë, dhe brenda kemi njerëz të ekstremeve të ndryshme. Që nuk qëndrojnë bashkë”.

”Nuk qëndrojnë në mënyrë artificiale gjërat me një thes. Duhet të ketë një kauzë fisnike për qëndruar bashkë”.

“Personat e dënuar s’duhet të bartin asnjë post shtetëror”

Kryeministri Hoti ka thënë që sipas tij, personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.

“Një person që ka kryer një vepër penale, duhet të jetë e kuptueshme dhe e pranueshme për të gjithë, që ai nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Republikës në asnjë nivel të qeverisjes”, ka thënë Hoti në Rubikon në Klan Kosova.

Hoti ka theksuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas logjikës së vendimit të Kushtetueses, nuk mund të kandidojë as për kryeministër.

“Vendim i i GJK-së nuk e thotë saktë që Kurtit i ndalohet të kandidojë edhe për poste qeveritare, por logjika çon në atë drejtim, që një person që është dënuar për vepra penale unë besoj që nuk mund të jetë bartës i përgjegjësive politike në çfarëdo niveli”.

Lini një Përgjigje

KMDLNJ kërkon të mos ketë presione politike

Daka përsërit se KQZ vendos me vota për kandidatë