Albin Kurti e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës nga Avdullah Hoti.
Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka pranuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti edhe raportin dhe dosjen e punës.
Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë me ceremoni zyrtare derisa mediat kanë marrë pamje nga momenti kur është bërë dorëzimi i detyrës së kryeministrit në Qeveri.
Një orë e gjysmë pas pranimit të detyrës, Kurti është bërë e ditur se do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

