in

Hoti i vendosur se në dialog nuk diskutohet tema e shkëmbimit të territoreve

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shprehet i bindur se dialogu me Serbinë ka parime të qarta dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimit territorial. Sipas tij, ky dialog do të përfundojë me njohje reciproke pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Këto komente, kandidati i LDK-së për kryeministër i bëri gjatë inaugurimit të stadiumit të klubit të futbollit “Ramiz Sadiku”.

“Dialogun e kemi filluar ne mbi parime te qarta që përfundon me njohje reciproke, nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se me njohje reciproke. Dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimeve territoriale. Unë besoj që e kemi bërë të qartë para qytetarëve dhe para raportimit të rregullt në Kuvendit të Kosovës me ekspertë të fushave të ndryshme, me OJQ të ndryshme që i kemi integruar si pjesë e këtij procesi”, ka thënë Hoti.

I pyetur për domethënien e sloganit të LDK-së “Shteti Shtet”, z. Hoti tha se ka mesazh të qartë dhe nuk lejon askënd, që të cenojë rendin kushtetues.

“Ne jemi sikur klubi i Liverpool, një shekull dhe kemi 30 vite si parti politike dhe nuk kemi filluar si një parti politike, por si një lëvizje popullore për të themeluar shtetin e pavarur të Kosovës dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të viteve të fundit me veprimet që kanë rënë ndesh me ëndrrën tonë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

BE-ja diskuton për vaksinat për Ballkanin Perëndimor

Biden thotë se situata në Amerikë do të përkeqësohet