in

Hoti i kërkon Kreshnik Gashit të lirojë detyrën e shefit të AKI-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, që të lirojë detyrën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Zyra e Kryeministrit Hoti nuk ka ofruar më shumë hollësi rreth kësaj kërkese.

Më 25 nëntor të vitit të kaluar, Gashi ishte emëruar në këtë pozitë nga Ramush Haradinaj, i cili atëbotë mbante pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

Lini një Përgjigje

Bashkatdhetarët që udhëtojnë nëpër Serbi nuk obligohen të kenë testet PCR

Në Suedi strategjia kombëtare ndaj koronavirusit ka dështuar