in

Hoti: “I ftoj të gjithë që sot ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar'

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë.

Me këtë rast ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai tha që pret që të ketë një proces të rregullt zgjedhor që do ta mbante standardin e rregullave sipas atyre evropiane.

“I ftoj të gjithë që sot ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar” ka thënë Hoti.

“Dëshiroj që ta falënderoj stafin, duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtarë dhe vendorë për punën e tyre”.

Lini një Përgjigje

Pirlo thotë se penaltia ndaj Rrahmanit nuk ekzistonte

Kurti: “Sot është ditë e bardhë e ndritshme"