Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka mbajtur konferencë për media bashkë me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës ku ka treguar se planifikohet edhe furnizimi me libra për nxënësit në Luginë.
Hoti tha se i kanë ftuar në takim përfaqësuesit e luginës, për programin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës e themeluar muaj më herët. Pas këtij takimi Hoti tha se do ta nënshkruaj këtë program pune.
“Për janar është paraparë takimi i parë me liderët që patëm sot. Pastaj do të kemi takime informuese. Në shkurt do të fillojmë me përgatitjen e një studimi të veçantë për gjendjen ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Luginë. Gjatë shkurtit do të nisim hartimin e strategjisë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Luginë. Do të punojmë me universitete edhe publike edhe private për studentët”, tha Hoti.
Hoti shtoi se do të punojnë në përgatitjen që Lugina të furnizohet me libra.
“Deri në fund të gushtit do të finalizojmë një listë të investimeve kapitale. Jam i bindur që në shtator do të finalizohet furnizimi i librave për nxënësit”, tha Hoti.
Pas pyetjes së bërë nga KALLXO.com lidhur me dërgimin e librave në Luginë se nëse këto libra do të kthehen mbrapsht nga Serbia a do të veprojë njëjtë edhe Kosova me tekstet e Serbisë që vijnë në Kosovë.
Hoti tha se asnjëherë nuk ka pas qasje më serioze dhe sistematike për t`u kujdes për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
“Ju mund ta interpretoni si të doni veprimin që e kemi bo me përfaqësuesit e luginës. Asnjëherë nuk ka pas qasje më serioze dhe më sistematike për t`u kujdes për të drejtat e shqiptarëve për luginën e Preshevës.