Hoti e ritheksoi edhe një herë miqësinë me SHBA pas letrës së Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dërguar presidentit të Serbisë për njohjen reciproke me Kosovën.
Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të.
Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh. Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces.


