in

Hoti dhuron gjak për të infektuarit me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhuruar sot gjak për pacientët që janë të sëmurë nga koronavirusi. Ditët e fundit ka pasur apele të shumta që ata që e kanë kaluar infektimin me këtë virus të dhurojnë gjak në mënyrë që me plazmën kovalescente të shpëtohen jetë. Njoftimin për këtë gjest humanitar e ka bërë kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona”, ka shkruar Hoti.

Lini një Përgjigje

Pajtim për vazhdimin e raporteve të mira Kosovë-Maqedoni e Veriut

Hoxhaj pret ambasadorin Kosnett