Nuk është hera e parë që historiani i shquar turk Ilber Ortayli paralajmëron publikisht për rrezikun e shembjes së Shën Sofisë në Stamboll. Duke folur në emisionin “Teke Tek Bilim”, profesori foli për gjendjen e Shën Sofisë, e cila para tre vitesh u shndërrua në xhami dhe çdo ditë pret mijëra vizitorë.
Ortayli me shkrimin e tij të fundit në gazetën Ḥurriyet me titull: “Të mbrojmë Shën Sfinë”, vë në dukje rreziqet serioze që has monumenti për shkak të shtimit të vizitorëve, pas rihapjes së tij si xhami myslimane. Siç thekson ai, galeritë nëntokësore, kanalet nëntokësore, rrjetet e kullimit dhe sistemi i ventilimit nuk janë mjaftueshëm të forta për të pritur një numër kaq të madh vizitorësh. “Një audiencë vjetore prej 20-30 mijë njerëz, e përbërë nga shkencëtarë – si historianë dhe arkeologë – përfaqësues të feve kryesore, politikanë dhe nëpunës civilë, kontributi dhe mendimet e të cilëve janë thelbësore, duhet të mbahet së shpejti.”
Historiani turk vëren se Shën Sofia është tempulli më i vjetër i njerëzimit, që ende qëndron në vendin e tij dhe ruhet në strukturën e tij origjinale. “Ka kisha që janë më të vjetra se Shën Sofia në ndryshimin e formës dhe vëllimit, por nuk kanë një rol udhëheqës në historinë e artit dhe nga pikëpamja teknike nuk mund të krahasohen me inxhinierinë e Shën Sofisë”, thotë ai.
Sipas tij, me përjashtim të mauzoleumeve, tjegullave dhe katër minareve që janë shtesa të mëvonshme, me kalimin e kohës nuk ka ekzistuar asnjë ndryshim tjetër që do të errësonte formën origjinale të Shën Sofisë.
Historiani jep alarmin për kanalet nëntokësore që kalojnë poshtë monumentit, të cilat duhet të riparohen, pastrohen dhe restaurohen menjëherë për të shmangur problemet me qëndrueshmërinë e monumentit.
Shkrimi i përgjigjet edhe kërkesës për ndërtimin e objekteve të reja sanitare (WC) dhe lavamanëve, në shërbim të besimtarëve myslimanë. “Nëse kushdo që hyn përdor çezmat dhe tualetet, si do t’i bartin ujërat e zeza kanalet poshtë monumentit? Kjo duhet marrë seriozisht”, thekson Ortayli, i cili është profesor historie në Universitetin Galatasaray në Stamboll dhe Universitetin Bilkent në Ankara.
Sipas ministrit turk të Turizmit dhe Kultur