Pas reagimeve të fundit të QUINT-it për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat e Manastirit të Deçanit, historiani Muhamet Mala, ka thënë se pronat e manastirit, duhet të shikohen me disa kritere, me anë të cilave mund të elbarohet çështja e këtij objekti.
I ftuar në Debat Plus, Mala, ka thënë se Manastiri i Deçanit, mund të elaborohet nga këndvështrimi kulturor, fetar, juridik dhe politik.
Sipas këndvështrimit politik, ai ka thënë se kjo temë tashmë po kalon në një natyrë politike.
“Së pari çështja e pronave, objekti i kulteve, mund të elaborohen nga këndvështrimi historik, kulturor, fetar, juridik dhe politik, që janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse tash kjo problematikë ka rrjedhur si pasojë e këtyre dy elementeve tjera të cilat nuk janë elaboruar siç duhet.
Sipas tij, madje edhe në kontekstin e terminologjisë është konsideruar si etni serbe.
Sa i përket këndvështrimit kulturor, për një periudhë tetë vjeçare, ndërtimi i tij është bërë me stilin gotik dhe romanik, që dallon nga stilet e tjera ortodokse.
“Manastiri i Deçanit ka konotacion tjetër që rrallë herë përmendet, sepse kjo zonë ishte jashtë ndikimit të Manastireve të Rashës. Mund të themi me plotë të drejtë se në aspektin e historisë së artit, Manastiri i Deçanit i takon shkollës arbërore dalmatine”, ka thënë Mala.
Sipas tij, është krijuar një percepcion negativ që të gjitha objektet ortodokse duhet të jenë serbe, e siç thotë ai shumë herë bëhet pyetja se çka kërkojnë muslimanët në manastiret ortodokse katolike serbe, sipas tij, sigurisht që e kërkojnë një pjesë të historisë së tyre.
Ndërsa sipas këndvështrimit kulturor-fetar, ai thotë që nuk duhet të ketë ngjyrime fetare për Manastirin e Deçanit.