in

HISTORIA 7 MIJË VJET E VJETËR E KOSOVËS: TRI ARTEFAKTET E VEÇANTA EKSPOZOHEN NË SHBA

Në Muzeun e Fieldit në Chicago, 3 artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër. Kështu ka njoftuar së fundmi nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës” së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore.

Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krahë për krahë nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët.

Si i tillë po i ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë.

Ministria e Kulturës ka deklaruar se e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024.

Lini një Përgjigje

ZPS: Të ndaluarit në qendrat e ndalimit trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore

Albina dhe Familja Kelmendi surprizojnë publikun në Tel Aviv