in

Hill i bëri thirrje Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Diplomati amerikan Christopher Hill, i emëruar për ambasador të ri amerikan në Beograd, i bëri sot thirrje Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Ai ka theksuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet nën patronazhin e BE-së, është mënyra më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nga të dyja palët.

“Njohja e ndërsjellë është mënyra më e mirë për të ecur përpara,” tha Hill gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA.

Hill tha se prioritet i tij do të jetë kryerja e një hetimi të plotë për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Christopher Hill është emëruar në tetor të këtij viti për ambasador të ri të SHBA-së në Serbi. Hill, emërimi i të cilit duhet të konfirmohet nga Senati Amerikan, ka qenë më parë ambasador në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Poloni, Korenë Jugore dhe Irak.

Ai është njohës i mirë i çështjeve rajonale. Ishte anëtar i ekipit negociator amerikan gjatë bisedimeve të paqes në Dejton për t’i dhënë fund luftës në Bosnje më 1995. Më 1998 dhe 1999, Hill ishte gjithashtu i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën.

Hill do të zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka shërbyer si ambasador në Serbi për dy vjet.

Lini një Përgjigje

Policia gjermane heton kërcënimet me vdekje ndaj kryetarit të Saksonisë

Osmani e pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maqedonisë