Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vetëm sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të Kosovës e Serbisë, në vitin 2013. Sipas asaj Marrëveshjeje, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat e popullatës serbe, posaçërisht në fushën e arsimit, të shëndetësisë, ekonomisë, planifikimit urban dhe rural.
Mirëpo kohën e fundit është aktualizuar shumë kjo temë, me vizitat e zyrtarëve evropianë në Kosovë e Serbi, për të arritur një marrëveshje rreth këtij asociacioni. Pala serbe insiston që ky organizëm të ketë kompetenca ekzekutive, që do të çonte pastaj në një lloj autonomie, ndërsa pala kosovare insiston se asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila i pati gjetur plot 22 shkelje të të saj.
Ndërkaq zyrtarët evropianë pohojnë se themelimi i Asociacionit do të ndodhë menjëherë posa të arrihet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas marrëveshjes së vitit 2013, Kosova dhe Serbia, në Bruksel, në vitin 2015, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit.