Aksi nacional Pogradec-Qafë Thanë është kthyer në një problem të madh për shoferët, pasi aksidentet kanë qenë të shumta.
Sipas gazetares së News 24, Lorena Kodra, banorët, por edhe drejtuesit e mjeteve jashtë kamerave kanë ngritur dyshime se në rrugë hidhet vaj.
“Banorë, por edhe drejtues mjetesh jashtë kamerave ngrenë dyshime se në rrugë hidhet vaj. Ndërkohë nuk ka asgjë konkrete pasi në polici nuk ka asnjë denoncim. Shoferët ngrenë dyshime të forta e në rrugë hidhet vaj, por sipas policisë aksidentet nuk kanë qenë si pasojë e prezencës së vajit”, ka theksuar gazetarja Kodra për News 24.