Ministri i Jashtëm u bën thirrje vendeve të G7 të rinisin marrëdhëniet e tyre me SHBA, pas përfundimit të mandatit të Donald Trump. Bëhet fjalë për të vepruar në mënyrë efektive.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas (SPD) u ka bërë thirrje shteteve të G7 të tregojnë unitet ndaj Rusisë dhe Kinës. “Nëse e shfrytëzojmë me guxim mundësinë, veprojmë unanimisht dhe në mënyrë efektive, atëherë ne do të provojmë qëndrueshmërinë e ardhshme të modelit tonë të hapur ekonomik dhe shoqëror – gjithashtu ndaj Pekinit dhe Moskës,” u tha Maas gazetave të grupit mediatik Funke.
Pas përfundimit të mandatit të Presidentit të SHBA Donald Trump, është koha për të rifilluar marrëdhëniet midis kombeve të mëdha të industrializuara perëndimore, tha Maas. “Shtetet e Bashkuara janë kthyr përsëri në skenën ndërkombëtare. Ne evropianët themi: Mirësevini përsëri ! Ne kemi qenë këtu, gjatë gjithë kohës.”
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G7 – Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanada dhe SHBA – do të takohen në qarkun Britanik të Cornwall nga e Premtja . Temat kryesore të takimit tre-ditor janë pasojat e pandemisë së koronës, mbrojtja e klimës dhe specieve, si dhe forcimi i vlerave të përbashkëta demokratike. Për Presidentin e ri të SHBA Joe Biden është udhëtimi i parë jashtë vendit, që prej marrjes së detyrës.
Biden dëshiron ta përdorë takimin për të riafirmuar angazhimin e qeverisë së tij, për aleancat tradicionale – dhe për të informuar kolegët e tij të G7 rreth strategjisë së tij, për takimet dhe bisedimet në samitin e tij mes dy personave, me Presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme.
Në funksion të tensioneve me Rusinë dhe Kinën, koordinatori transatlantik i qeverisë gjermane, Peter Beyer, bëri thirrje për një rinovim të aleancës midis Bashkimit Evropian dhe SHBA. “Ne duhet të dalim nga modaliteti i makinerisë së gjumit transatlantik – dhe të bëjmë një hap të parë drejt një thellimi të fuqishëm të aleancës në kushte të barabarta, midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara,” shkroi politikani i CDU në një artikull të botuar nga lajmet portal t-online . “Kjo është mënyra e vetme për Perëndimin për të zotëruar sfidat ndaj Kinës dhe Rusisë.” Për këtë qëllim, evropianët duhet të përdorin udhëtimin e parë jasht vendit të Presidentit të SHBA Biden.
Burimi: ZEIT ONLINE, AFP, dpa, mp, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja